I vjedh njerkut 400 mijë lekë
04/03/2009 I gjenden vetëm gjysma
ELBASAN- Një 14-vjeçare është vënë në qendër të vëmendjes duke i marrë njerkut në shtëpi 4 milionë lekë të vjetra dhe më pas është larguar. Burimet zyrtare të policisë për këtë ngjarje thotë se rreth orës 09.00 është kapur shtetasja M. B., 14 vjeç, lindur e banuese në Elbasan pasi i ka vjedhur 400 mijë lekë të reja në shtëpinë e njerkut të saj shtetasit S. B., 44 vjeç, banues në lagjen “Surja Dylgjeri” në Elbasan. Vajzës i janë gjetur 200 mijë lekë të reja dhe disa sende me vlerë. Vajza e mitur do të procedohet për vjedhje. Megjithëse ajo pritet t’i shpëtojë procedimit për shkak të moshës së vogël, policia ka kërkuar ndërhyrjen e psikologut për marrjen në pyetje. Po kështu nëna e vajzës dhe njerku kanë preferuar ta mbyllin këtë ngjarje edhe pse shumës i mungojnë ende dhe 200 mijë lekë të tjera, të cilët nuk dihet se ku kanë përfunduar. Gjithsesi njerku dhe e ëma e kanë marrë në shtëpi të miturën duke e mbyllur çështjen në polici.