Prioritet dosjeve të vjetra, autorët e krimeve para drejtësisë
04/03/2009 Kryeprokurorja Ina Rama merr pjesë në analizën e Prokurorisë së Beratit
I përgëzon për punën, u tërheq vëmendjen për etikën profesionale
BERAT- Kryeprokurorja Ina Rama ka mbërritur dje në Berat me qëllim marrjen pjesë në analizën e punës njëvjeçare të organit të akuzës të këtij rrethi. Kreu i Prokurorisë të Përgjithshme Rama, pasi ka dëgjuar me vëmendje referimin që ka mbajtur për të pranishmit prokurori i rrethit të Beratit, Xhemal Saliaj, ka vijuar me sugjerimet e saja në lidhje me problemet që sipas saj janë më të rëndësishmet. Burime zyrtare të Prokurorisë të rrethit të Beratit që i referohen edhe lajmit thanë për gazetën se Prokurorja e Përgjithshme, pasi ka vlerësuar me nota pozitive organin e Prokurorisë të Beratit i ka kërkuar kësaj të fundit më tepër përkushtim për ngjarjet e vjetra duke i cilësuar ato si plagë ende e pambyllur për këtë qytet. Të njëjtat burime thanë për akuzën se Kryeprokurorja Rama ka cituar: “Ndonëse jeni një nga prokuroritë më të mira në zbatimin e ligjshmërisë në gjithë vendin ende mbetet punë për t’u bërë për dosjet e vjetra, nuk mendoj se duket e tepërt përsëritja, por dosjeve të vjetra që kanë qenë një nga problemet më akute për t’u zgjidhur duhet t’ju qëndroni në kokë deri në zbardhjen komplet të tyre dhe vënien para drejtësisë të gjithë autorëve të atyre ngjarjeve që tashmë janë kthyer në plagë për familjet e viktimave dhe më gjerë”. Më pas Rama u ka tërhequr vëmendjen për zbatimin e etikës përfaqësuesve të organit të akuzës, tek ngritja profesionale e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe më gjerë. Prokurori Xhemal Saliasi mësohet të ketë theksuar në fjalën e tij se detyrat kryesore për përfaqësuesit e Prokurorisë për vitin që shkoi kanë qenë rritja me shpejtësi e cilësisë së hetimeve dhe respektimi i afateve të procedurës penale, rritja e nivelit profesional tek oficerët e Policisë Gjyqësore, goditja e korrupsionit, sjellja me etikën e një prokurori si dhe problemet e tjera që u ngarkon ligji mbi organin e akuzës. Për vitin që kaloi Prokuroria e rrethit të Beratit ka numëruar 767 çështje të trajtuara ankimime dhe kallëzime, nga të cilat janë ndaluar 509 persona si të pandehur, prej të cilëve 181 kanë përfunduar të arrestuar.