Shembja e suvasë rrezikon jetën e pacienteve
04/03/2009 Spitali i infektivit
Punimet e pakujdesshme që po bëhen pranë spitalit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë vënë në rrezik jetën e dy pacientëve dhe mjekut që po bënte analizat, pasi ka rënë një pjesë e suvasë. Burimet zyrtare të QSUT-së pohojnë se gjatë paradites së djeshme është rrëzuar një pjesë e tavanit në dhomën e ekografisë në spitalin infektiv, ku janë plagosur dy gra, njëra paciente dhe e afërmja e saj, që e shoqëronte në kryerjen e analizës. Pacientet e lënduara janë Nafije Kryemadhi, e cila ndodhej e shtruar në spitalin infektiv. Pas aksidentit përveç mjekimit në këtë qendër spitalore u dërgua edhe në spitalin ushtarak, në repartin e traumatologjisë për të parë nëse kishte fraktura në kokë ose jo. Pas ekzaminimeve pacientja e soll sërish në kushte të mira shëndetësore në këtë spital, ku do të vijojë ndjekjen e trajtimit të mëtejshëm. Në çastin e rënies së suvasë së bashku me pacienten ndodhej edhe Xhevrie Xhafa, e afërme e saj, por nuk pati asnjë pasojë apo lëndim. Fatmirësisht, rënia e suvasë nuk është shoqëruar me pasoja apo lëndime as te mjeku që po bënte analizat në ato çaste. Rrëzimi i suvasë ka ardhur si pasojë e punimeve që po bëheshin një kat më lart në kuadër të rregullimit të ambienteve të reanimacionit të infektivit. Punimet po bëhen në kuadër të një projekti të Bankës Botërore, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë për parandalimin e influencës (gripit të shpendëve). Drejtoria e QSUT-së, e cila është vetëm përfituese nga ky projekt, pasi ambientet e rikonstruktuara do të përdoren për të gjithë të sëmurët që kurohen aty, i kishte kërkuar firmës që po kryente rikonstruksionin të mos fillonte punën pa rregulluar ambientet në katet e mëposhtme të godinës, pasi ishte liruar vetëm kati ku po punohej për rikonstruksionin e ambienteve të planifikuara. Një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh nga firma, e cila ka vijuar punimet, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve dhe mjekëve që ndodhen në këtë spital.