Kapet duke u arratisur mashtruesi
17/04/2009 Operacioni “Rent” prangos në doganën e Morinës tiransin. Do të fshihej në Kosovë
Hektor Mamli ka mundur të mashtrojë 23 subjekte duke i marrë makina dhe lek
TIRANE- Një supermashtrues që mendohet se ka abuzuar me automjetet që jepen me qira ka përfunduar prapa hekurave të qelive, pasi policia e Tiranës e ka gjetur atë fajtor në 23 raste kriminale. Shtetasi i arrestuar quhet Hektor Mamli dhe në momentin e ndalimit ai ishte duke tentuar t’i shmangej ndjekjes së uniformave blu që për kapjen e tij ditën e djeshme kishin vënë në zbatim operacionin e koduar “Rent”. Burime zyrtare pranë policisë së Tiranës thanë se i lartpërmenduri është prangosur në pikën e kalimit kufitar të Morinës, nëpërmjet së cilës 32-vjeçari do kalonte në territorin e Kosovës. Pikërisht në këtë shtet ai kishte marrë garanci nga disa të njohur që do e ndihmonin atë për t’ju fshehur drejtësisë shqiptare. Mirëpo siç duket këtë herë planet e Mamlit do të dështonin përfundimisht, pasi në sajë të një hetimi katër mujor njësia hetimore Task-Forcë dhe agjentët e Krimit-Financiar të policisë mundën të identifikojnë dhe arrestojnë autorin që mashtronte kompanitë e njohura të automjeteve në Shqipëri si dhe qytetarët e ndryshëm. Skema e abuzimit të 32-vjeçarit aktualisht është provuar në 23 raste, ndërkohë që specialistët e organit të akuzës vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera, pasi në drejtim të tij janë depozituar edhe disa kallëzime të tjera nga persona të ndryshëm. Burimet thanë se shtetasi nga Tirana Hektor Mamli duke shfrytëzuar lidhjet e tij shoqërore-miqësore me administratorët dhe punonjësit e kompanive të njohura si “Classik Wolsvagen Sh.P.K”, “Mitsubishi”, “Chevriolet Sh.P.K”, e të tjera arrinte të merrte me qira një sërë automjetesh luksoze të prodhimit të fundit. Në shumicën e rasteve këtë gjë ai e arrinte duke u hequr si biznesmen. Sapo kalonte këtë fazë, i arrestuari Hektor Mamli u drejtohej me automjetin luksoz që kishte marrë me qira disa biznesmenëve të njohur në kryeqytet. Këtyre të fundit 32-vjeçari u kërkonte borxh shuma të konsiderueshme parash që varijonin nga 5 deri në 8 mijë euro. Pas marrjes së parave borxh, ky shtetas iu linte si garanci biznesmenëve të ndryshëm, automjetet e marra me qira nga të gjitha kompanitë e lartpërmendura. Paratë e mara prej tyre Hamli i shpenzonte për jetë nate dhe bixhoz. Mësohet se vlera financiare e automjeteve që ka arritur të marrë me qira i arrestuari, kap shifrën e rreth 150 mijë eurove. Aktualisht në njësinë e përbashkët hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Tiranës janë regjistruar 20 kallëzime penale në ngarkim të 32-vjeçarit, i cili dyshohet se ka konsumuar plotësisht veprat penale të “Mashtrimit më shumë se një herë” si dhe “Mashtrimit në shuma të mëdha”, akuza këto që parashikojnë dënimin e tij nga 3 deri në 10 vjet burg. Akuza ka mundur të mbledhë disa prova të pakundërshtueshme si fotografime, filmime, përgjime, të cilat tregojnë qartë aktivitetin kriminal të shtetasit të arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës. Ndërkohë nga ana e specialistëve të akuzës kryeqytetase dhe drejtuesve të policisë së Tiranës, po realizohet dhe po zhvillohet një punë e kualifikuar profesionale, në drejtim të hetimeve për identifikimin e personave të tjerë të dëmtuar dhe dëmit të shkaktuar. Kompanitë që kanë rënë preh e mashtrimit të tij janë: “Classik Woswagen Sh.P.K”, firma “Anas Sh.P.K”, distributor i Fiatit në Shqipëri, “Meridiane Travel & Tours Sh.P.K”, “Chevriolet Sh.P.K”, “Mitsubishi Sh.P.K”, “Anvil Sh.P.K”, “Lisingu Sh.P.K”, “Lumani Sh.P.K etj.