E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA, kontrollon lumin, por pa rezultat

17/04/2009  “Hodha armën në Lanë”

TIRANE- Pas arrestimit të shtetasit Fatmir Avdillari, tashmë policia e kryeqytet është tepër e angazhuar për gjetjen e armës së krimit, me të cilën i sipërcituari vrau më 11 prill të këtij viti shtetasin fierak Ardian Tahiri. Ka shërbyer një deklaratë e autorit të krimit që armën tip pistoletë e ka hedhur në lumin e Lanës pikërisht në urën që ndodhet afër pallatit me shigjeta dhe policia është vënë në lëvizje menjëherë. Për gjetjen e armës dje në mëngjes efektivë të repartit RENEA kanë hyrë në shtratin e lumit të Lanës, ku kanë kryer me imtësi një kontroll mbi gjetjen e pistoletës. Për gati 2 orë pesë efektivat kanë kryer “krehjen” e zonës së lumit si dhe dy pjesët anësore të tij. Rezultati i këtij kërkimi intensiv ka qenë negativ për specialistët e policisë, të cilët pas dështimit kanë rimarrë përsëri në pyetje 36-vjeçarin Avdillari. Mësohet se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke u shprehur se armën e kishte hedhur në lumë, por gjatë këtyre ditëve ajo mund të jetë gjetur nga kalimtarët e rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›