E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon në gjykatë Kosta Gjinis

17/04/2009  Trafiku i drogës

TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për shtetasin Kosta Gjini që u kap në janar të këtij viti me 12 kilogramë drogë. Burime zyrtare të organit të akuzës bënë të ditur se evidentimi dhe kapja e drogës është bërë paraditen e datës 24 janar në pikën e kalimit kufitare të Kakavijës. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në autobusin tip Neoplan, me targa TR 2836 L të shoqërisë “Klit Ballkan”. Menjëherë pas konstatimit të drogës, autobusi së bashku me 34 pasagjerë është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër, ku pas hetimeve është bërë i mundur identifikimi i poseduesit të çantës dhe lëndës narkotike, i cili është 41-vjeçari Kosta Gjini, vëllai i menaxherit të shoqërisë “Klit Ballkan”. Mësohet se lënda narkotike është marrë në Tiranë dhe ka pasur si destinacion përfundimtar kryeqytetin grek. Mbi 41-vjeçarin Gjini rëndon akuza “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›