Kërcasin prangat, shtatë doganierë arrestohen për korrupsion
17/04/2009 Operacioni “Porosia” shtrihet edhe në Shkodër. Arrestohet Frida Guxia
Gjashtë prej të ndaluarve janë të doganës Tiranë. Merrnin 5 milionë për zhdoganim
TIRANE- Shtatë doganierë janë prangosur nga policia e shtetit, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duke marrë shuma të konsiderueshme parash nën dorë që varijonin nga 4 deri në 5 milionë lekë të vjetra. Mësohet se 6 doganierët i përkasin degës së Doganës Tiranë, ndërsa njëra prej tyre Frida Guxia i përket degës së doganës Shkodër. Për parandalimin e aktivitetit kriminal të tyre Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë ka vënë në zbatim operacionin e koduar “Porosia” ku në prangat e të cilit ranë shtetasit Engjëll Dylgjeri 48 vjeç, Xhevdet Mali 48 vjeç, Ylli Shari 46 vjeç, Olgert Isa 27 vjeç dhe Sofokli Qose 42 vjeç që të gjithë punonjës pranë degës doganore të rrethit të Tiranës. Por forca zbatuese e këtij operacioni është shtrirë edhe në qytetin verior të Shkodrës ku në prangat e policisë ka rënë shtetasja 56 vjeçe Frida Guxia. Burimet zyrtare të policisë së Tiranës thanë se të sipërcituarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë dhe vende të ndryshme, kanë bërë të mundur zhdoganimin dhe targimin e automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm, me dokumentacion të falsifikuar, duke përfituar shuma të konsiderueshme financiare. Këtë veprimtari kriminale ata e kanë vënë në zbatim për një periudhë gati 2-vjeçare, ku në sajë të falsifikimit të dokumenteve të dyshuarit ligjëronin automjetet që ishin grabitur në qytetet e ndryshme të vendit si dhe jashtë kufijve të tij. Mirëpo duket se aktiviteti i tyre kishte marrë “erë”, pasi në ndjekje të praktikave të paligjshme të tyre ishte vënë Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës dhe agjentët e policisë. Për gati 1 vit me radhë specialistët e grupit hetimor të kësaj çështjeje kanë kryer një sërë vëzhgimesh dhe përgjimesh derisa kanë mbledhur provat e mjaftueshme për t’u përballur me të arrestuarit në gjykatë. Ndërkohë që gjatë shoqërimit të tyre në ambientet e policisë të ndaluarit janë marrë në pyetje nga prokurori Besnik Cani dhe punonjësit e Antikrimit Ekonomik. Mësohet se shtetasit Engjëll Dylgjeri, Ylli Shari dhe Olgert Isa kanë pranuar krimin e kryer, ndërsa personat e tjerë kanë shfajësuar veten duke pohuar përpara grupit hetimor se kanë kryer vetëm detyrën dhe procedurat që i lejonte funksioni i punës. Pas marrjes në pyetje akuza urdhëroi zbutjen e masës së sigurisë me “Detyrim paraqitje”për tre të arrestuarit Sofokli Qosen, Frida Guxin dhe I.K. Mbi shtatë të ndaluarit do të rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv”, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Veprimtaria
Veprimtaria kriminale e 7 të arrestuarve është vënë në zbatim për një periudhë gati 2-vjeçare, ku në sajë të falsifikimit të dokumenteve të dyshuarit ligjëronin automjetet që ishin grabitur në qytetet e ndryshme të vendit si dhe jashtë kufijve të tij. Mirëpo duket se aktiviteti i tyre kishte marrë “erë”, pasi në ndjekje të praktikave të paligjshme të tyre ishte vënë Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës dhe agjentët e policisë.