Prençi: Zbatoni detyrat gjatë gjithë procesit
17/04/2009 Zgjedhjet e 28 qershorit
TIRANE- Roli i policisë së shtetit në zgjedhje dhe mbarëvajtja e këtij procesi ka bërë që Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, të zhvilloj disa takime me Drejtues të Lartë të policisë në qarqe. Këtë herë në takim ishin të ftuar drejtuesit e drejtorive të policisë së Durrësit, Tiranës, Elbasanit e të tjera. Gjatë fjalës së tij Prençi ka pohuar se detyrat e policisë para, gjatë dhe në përfundim të procesit zgjedhor janë të përcaktuara qartë në Kodin Zgjedhor, dhe për këtë arsye kërkohet zbatimi me korrektësi e detyrave që ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Rëndësi të veçantë Drejtori i Përgjithshëm i kushtoi prezantimit të punonjësve të policisë gjatë procesit zgjedhor. Sipas Prençit, në datën 28 qershor, ditën e zgjedhjeve, nuk duhet asnjë punonjës policie me rroba civile, por punonjësi i policisë i ngarkuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duhet detyrimisht të jetë i veshur me uniformë dhe të ketë të varur dokumentin e identifikimit.