E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet grupi që vidhte makinat duke thyer xhamat

Durrës, 17 Tetor, 11:34, NOA - Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, për vjedhjen e makinave. Policia lokale i tha korrespondentit të agjencisë NOA, se  në rrethin e Durrësit janë regjistruar disa raste të dëmtimit të automjeteve të cilave iu thyheshin xhamat me qellim vjedhjen e sendeve të ndryshme që mund të ndodheshin brenda tyre.

Për këtë qëllim, seksioni Kundër Pronës në Policinë e Durrësit, pas evidentimit ka filluar punën operative për zbulimin e kësaj veprimtarie keqbërëse. Në bazë të të dhënëve të grumbulluara, dje në orën 19:00, është goditur grupi që kryente këtë gjë.

Ishte operacioni i koduar “Trekëndëshi”, që orës 1:30 në lagjen numër 1, të Durrësit, bëri të mundur kapjen në kushtet e flagrancës, në kohën kur të pajisur me maska në kokë si dhe me mjete të tilla si kaçavida e pinca, po tentonin të vidhnin me thyerje makinën tip “Mercedes Benz” 250 D, me targa  CL 68867, pronë e A. M.

Në pranga janë vënë, Emiljan Korça21 vjeç, lindur e banues në fshatin Perlat, Sukth të Durrësit dhe E. H., 17 vjeç, banues në Perlat, të Sukthit, Durrës.

Policia tha se, ndaj tyre, është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Për këtë gjë, ata dyshohet se janë autorë të 3 ngjarjevetë mëposhtme:

Vjedhja me thyerje më datë 11 tetor, në orën 01:30, në lagjen numër 4,  Durrës, kur kanë vjedhur makinën “Mercedes Benz 320 CDI”, prodhim i vitit 2006, me targa DR 5303 E, pronë e qytetarit D. Z. Autorët pasi kanë thyer xhamin trekëndësh të automjetit, kanë marrë në të dy aparate telefoni celular tip “Nokia” e “Vodafon”, veshje të ndryshme, shumën prej 200 euro si dhe një aparat fotografik.

Rasti i dytë është vjedhja me thyerje e ndodhur një ditë pas të parës. Rreth orës 02:00, në lagjen numër 12, Durrës, u vodh autovetura tip “Mercedes Benz Regina S 500”, e prodhimit të vitit 2006, me targa BF 434 DV, pronë e shtetasit B. Gj., në të cilën autorët pasi kanë thyer xhamin e mjetit, kanë marrë në të 10 palë çelësa automjetesh të viteve të fundit të cilat ky person i kishte ne tregun e  automjeteve, veshje të ndryshme, dy aparate telefoni celular si dhe një sasi bizhuterish.

Rasti i tretë është vjedhja me thyerje e ndodhur në datën 13 tetor 2008, në lagjen numër 17, Durrës. Këtu është vjedhur fuoristrada me targë BA 38848, pronë e qytetarit R. M., në të cilën autorët pasi kanë thyer xhamin, kanë marrë në të dy aparate telefoni celular tip “Nokia” si dhe dy xhupa fëmijësh.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Emiljano Korçës në fshatin Perlat, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provave materiale i sendeve të vjedhura në këto automjete.

a.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›