E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ku ndodhej Gaxhai gjatë zbulimit të tunelit

07/02/2005  Hetuesit e Prokurorisë Ushtarake të Tiranës dhe të komisariatit 3 të policisë së kryeqytetit, gjithnjë e më shumë po mendojnë, se “koka” e planit të arratisjes nëntokësore nga burgu 302, nuk quhet Gazmend Brraka. Dy ditë më parë, hetuesit kanë shkuar në takimin e pyetjeve me Gazmend Brrakën, pa patur në plan të besojnë shumë në thëniet e tij. Pas dëshmisë së mbushur me mohime të “Gaxhait” për lidhjen e tij me tentativën spektakolare të aratisjes, sërish emri i tij nuk është hequr nga kreu i listës së personave të dyshuar si njeriu i planit arratisës. Burimet nga Prokuroria Ushtarake, thanë dje për gazetën “Metropol” se “Gaxhai” nuk është hequr nga lista e të dyshuarve, por nuk është më në krye të saj. Rrethanat e hetimit dhe jeta e brendëshme e burgut ditën kur u zbulua tuneli, më 4 shkurt, kanë larguar shumë dyshime nga i forti i Vlorës duke orientuar gishtin e akuzës së hetuesve, nga një tjetër VIP i botës së krimit, që ndodhet në qelitë e sigurisë së lartë të burgut 302, e pikërisht në katin e dytë të godinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›