E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i arratisuri në operacionin antidrogë

Bilbil Koçiaj, i dënuar me.................. 4,8 vite burg u kap në banesën e të motrës dy vite pasi i shpëtoi policisë


TIRANE- Një i kërkuar nga policia i dënuar me 4 vite e tetë muaj burg, për krimin e posedimit të lëndëve narkotike dhe transportimin në bashkëpunim, u arrestua dje nga nga blutë e kryeqytetit.


Bilbil Koçiaj, 23 vjeç, nga Vlora u arrestua dje në mesditë nga blutë e kryeqytetit, në rrugën "5 Maji". Koçiaj, u ndalua në banesën e motrës së tij, ku mësohet se strehohej prej rreth një jave që kur kishte mbërritur nëpërmjet disa shokëve të tij nga Vlora, për t'u fshehur në kryeqytet.


Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit të cilët pohuan se ndalimi u krye gjatë orëve të paradites, në kohën kur e motra parukiere sapo kishte dalë nga banesa e saj për të shkuar në punë ndërsa i vëllai ndodhej ende në dhomën e gjumit.


I arrestuari i djeshëm, sipas burimeve të policisë, kërkohej që prej më tepër se dy vitesh prej tyre, pasi ai kishte mundur të largohej në muajin shtator të vitit 2007, gjatë operacionit të antidrogës "Eagle", organizuar nga Drejtoria e Antikrimit të Organizuar dhe GOS-i në në Policinë e Shtetit. Në tentativë për të ndaluar arratisjen e tij një efektiv i GOS- it hapi zjarr, për ta plagosur, por ai mundi të shpëtonte.


Në këtë operacion, policia arrestoi një grup të madh personash ndërsa bllokoi në mjetin me të cilin udhëtonte Koçiaj, një sasi prej 80 kg hashash.


Më parë, sipas njoftimit të policisë, Koçiaj ishte përfshirë edhe në një rrjet të trafikimit të drogës nga Vlora në drejtim të Kapshticës, me destinacion Greqinë. Pas më tepër se një viti hetim dhe gykim, Koçiaj, u dënua nga organet e drejtësisë me 4 vite e tetë muaj burg me akuzën e mbajtjes posedimit dhe transportimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim.


Ndërkaq, veç tij në operacionin e dy viteve më parë, policia arrestoi një grup të madh personash që sipas policisë kishin organizuar trafikimin në drejtim të Greqisë të sasive të konsiderueshme të drogës, kryesisht heroinë dhe marijuanë. Pas ndalimit të Koçiajt, ai i është dorëzuar autorieteteve të policisë së Vlorës të cilët kryen edhe ekzekutimin e vendimit të dënimit të gjykatës të dhënë ndaj tij.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›