E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korfuzi nuk refuzon askend Mavromati kthen mbrapsht 15

Sarandë

Këto tri ditë, prej 15 dhjetorit, kur nisi aplikimi i lëvizjes pa viza, në të dyja pikëkalimet kufitare të Sarandës: Qafëbotën dhe portin detar, nuk ka ndodhur ajo që pritej dhe mendohej. Në drejtim të shtetit grek, nga këto dy pikëkalime është regjistruar udhëtimi me pasaportë biometrike vetëm i 100 personave. Prej tyre kanë udhëtuar me tragetet e linjës Sarandë-Korfuz 13 persona, nga të cilët nuk është shënuar asnjë i kthyer. Ndërsa nga Qafëbota, gjatë tri ditëve janë larguar 78 shtetas, 15 prej të cilëve janë kthyer nga policia greke për mungesë të siguracionit shëndetësor.

Burime nga Komisariati i Policisë Kufitare të Sarandës bëjnë të ditur se paraditen e djeshme në pikëkalimin kufitar të Qafëbotës janë shtuar edhe katër sportele të tjera, krahas atyre ekzistues, në përgatitje për të pritur flukset në rritje të emigrantëve që kthehen për festat, si dhe për daljet e mundshme në drejtim të Greqisë. Mësohet se dy sportele do të përdoren në dalje dhe dy në hyrje të shtetasve për festat e fundvitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›