E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari në Itali për prostitucion

 

LEZHE - Kapet i dënuari në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Lezhës zhvilloi dje një operacion, duke arrestuar në qendër të fshatit Zejmen Marjan Lazrin. Sipas policisë, arrestimi i 37–vjeçarit u krye rreth orës 15:30. Blutë kishin siguruar informacione më parë, se i kërkuari nga drejtësia italiane strehohej në fshatin e tij të lindjes. Lëvizjet e policisë për informacione dhe të dhëna të tjera të plota kundrejt këtij personi kishin nisur pas dosjes, që kishte sjellë Interpoli italian në Tiranë e më pas në Lezhë, se ai ishte dënuar 6 vjet nga Gjykata e Romës. Lazri kishte marrë një shtetase nga Lezha dhe e kishte shfrytëzuar për më shumë se katër vjet në Itali si prostitutë. Viktima e trafikut kishte mundur t’i largohej tutorit dhe e kishte denoncuar në polici. Pasi pala italiane e shpalli në kërkim, Lazri arriti të largohej, duke u strehuar në Zejmen.                     r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›