E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers bën aktin e fundit si ambasador

Ambasada Amerikane ngre memorial për dy punonjësit e vrarë nga komunizmi në vitin 1947

Ambasada Amerikane në Tiranë ngre një memorial në nderim të dy punonjësve të vrarë nga komunizmi. Ky ka qenë edhe akti i fundit i John Withers si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Vrasja e Loni Adamit dhe Kol Kuqalit, dy punonjës të ambasadës amerikane të vrarë nga regjimi komunist në vitin 1947, janë nderuar me një ceremoni të veçantë në ambasadën amerikane, ku u zbulua edhe memoriali në nderim të tyre. Ndërkaq, ambasada ka krijuar edhe një çmim që mban emrin e Loni Adamit dhe Kol Kuqalit, çmim i cili për herë të parë u është dhënë familjarëve të Luan Brahjas, i cili mbeti i vrarë më 13 qershor, gjatë shpërthimit të eksplozivit në televizorin e fqinjit të tij.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›