Kapet i treti i vjedhjes së postës
Prangoset autori i tretë i vjedhjes së filialit të postës në qytetin e Poliçanit. Burime të Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë të ditur se mbrëmjen e së dielës ka rënë në pranga 53-vjeçari Flori Aliaj, banor i qytetit të Poliçanit. Ai është babai i 30-vjeçarit Eduart Alia, që u prangos si autori i dytë i vjedhjes së 1.5 milionë lekëve në zyrat e postës në qytetin e Poliçanit. Sipas burimeve të policisë, atë e birë u arrestuan si bashkëpunëtorë në vjedhjen e parave të pensioneve. Ndërkohë njoftohet se në shtëpinë e tyre është gjetur një pjesë e parave të vjedhura, si dhe dy kilogramë kanabis sativa.