Pranga prostitutës "VIP" dhe dy tutorëve të saj
Një prostitutë VIP dhe dy tutorët
e saj kanë përfunduar në prangat
e policisë, pasi janë kapur
me një klient, i cili kishte paguar
100 euro për shërbim. Ata janë zbuluar në
një hotel të Tiranës, kur vajza e re ka qenë
duke prostituuar, me klientin që i kishin
gjetur dy "miqtë" e saj. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur
se nga seksioni kundër trafiqeve të
paligjshme u arrestuan në flagrancë Mario
Astrit Manopulli, Altin Mysaret Dajçi, 19
e 38 vjeç, dhe shtetasja A. D., 24 vjeçe, banues
në Tiranë. Sipas policisë, arrestimi i tyre
u krye pasi dy net më parë, rreth orës 23:00,
në hotel "Elize", kanë organizuar këtë aktivitet
kriminal për shfrytëzimin e 24-
vjeçares. Ata kanë kontaktuar me klientë
të ndryshëm, të cilët paguanin nga 100
euro për këtë shërbim. Megjithatë, njerëz
të rastësishëm kanë vënë re këtë aktivitet
dhe kanë njoftuar policinë. Me të shkuar
në vendin e ngjarjes, shërbimet e patrullës
së përgjithshme kanë ushtruar kontroll
në një nga dhomat e hotelit, ku ndodhej
vajza e re, bashkë me një klient. Ata janë
shoqëruar të dy në ambientet policore dhe
pak më vonë janë identifikuar edhe dy
tutorët. Megjithatë, vajza e re nuk e ka
pranuar se ata ishin tutorët e saj, por ka
deklaruar se kishte shkuar me dëshirë në
hotel, pasi kishte njohje me klientin e shoqëruar.
Por, klienti, duke dashur të mos
përflitet për moral, ka pranuar të bashkëpunojë
me policinë dhe ka treguar se
ishte emigrant, që sapo kishte ardhur në
Shqipëri, e për këtë shërbim kishte paguar
paratë. Kjo dëshmi ka vënë me shpatulla
pas murit Mario Manopullin dhe Altin Dajçin,
të cilët kishin marrë paratë e klientit.
Sipas policisë, dosja i kaloi më pas për hetime
të mëtejshme seksionit kundër
trafiqeve dhe në cilësinë e provës materiale
u bllokuan mjetet "Mercedes Benz", me
targë TR 1286 M, dhe taksia me targë TR
740 A. Policia ka sekuestruar edhe 100
euro, 30 mijë lekë e 100 paund.