E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmon në arratinë e të vëllait, kapet 30-vjeçari

Kanos dhe fyen policët që
shkojnë për të shoqëruar
të vëllain për në komisariat,
prangoset 30-
vjeçari nga fshati Stërmbec i rrethit
të Përmetit. Burime zyrtare nga
Drejtoria e Qarkut të Gjirokastrës,
bëjnë të ditur se Julian Jaçe, ka rënë
në prangat e policisë ditën e
djeshme, për akuzën e kundërshtimit
me dhunë e fyerje të punonjësve
të policisë. Ngjarja për të cilën
akuzohet Jaçe ka ndodhur mbrëmjen
e së enjtes, rreth orës 21.30,
kur uniformat blu të Përmetit kishin
shkuar në familjen e Jaçeve për
të shoqëruar njërin nga djemtë e
kësaj shtëpie, Tomorrin, i cili ishte
grindur dhe kërcënuar një bashkëfshatarin
e tij me iniciale J.T, gjatë
kohës kur ky i fundit ishte duke
udhëtuar me motor drejt fshatit.
Nuk dihen ende motivet e përplasjes
mes dy bashkëfshatarëve,
por sipas policisë Tomorr Jaçe e ka
kërcënuar se do ta vriste dhe e ka
ndjekur nga mbrapa me makinën e
tij për ta shtypur, apo për ta rrëzuar
nga motori në greminë. Kjo ka bërë
që J.T të denoncojë në polici dhe në
banesën e Tomorrit ka shkuar policia
për ta shoqëruar për në komisariat.
Por me të mbërritur, i vëllai i Tomorrit,
Juliani, ka kundërshtuar me
dhunë dhe ka fyer punonjësit e policisë
së Komisariatit të Policisë së
Përmet duke ndihmuar që i vëllai
Tomorr Jaçe, të përfitojë nga rrëmuja
të largohet me shpejtësi, i ndihmuar
edhe nga errësira. Pas arratisjes
së tij në vendngjarje kanë mbërritur
forca të tjera të policisë, të cilët
kanë bërë të mundur kapjen dhe
shoqërimin për në polici të Julian
Jaçes, i cili më pas është shpallur i arrestuar
në flagrancë për kryerjen e
veprës penale të "Kundërshtimit
me dhunë të punonjësit të policisë"
dhe "Fyerje për shkak të detyrës".
Ndërkohë, i kërkuari Tomorr Jaçe u
gjet nga patrullat e policisë, ditën e
djeshme, i fshehur në pyllin që
ndodhej mbi fshat. Pas shoqërimit
në polici i kërkuari Tomorr Jaçe,
është marrë në pyetje dhe në përfundim
të veprimeve të para hetimore
është vendosur të hetohet
në gjendje të lirë për kryerjen e
veprës penale të "Kanosjes". Materialet
i kanë kaluar Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për
veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›