E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset për drogë polici i Burgut të Rrogozhinës

Prangoset polici i Burgut të
Rrogozhinës, për shitje të
lëndëve narkotike. Burime
nga policia e Durrësit konfirmojnë
se Arif Konja, polic i Burgut
të Rrogozhinës është vënë në
pranga ditën e djeshme, pasi akuzohet
se kryente rolin e furnitorit me
lëndë narkotike të shpërndarësve
të vegjël. Operacioni "Pastiçieri", i
cili është zhvilluar gjatë një harku
kohor prej disa ditësh, është finalizuar
me prangosjen e 5 personave.
Mësohet se pas vënies në pranga e
një shpërndarësi heroine në Durrës,
është hedhur dritë mbi gjithë
rrjetin e shpërndarjes së lëndëve
narkotike. Në këtë mënyrë është
bërë e mundur zbardhja e emrit të
njeriut që e furnizonte me mallin e
ndaluar. Mësohet se Arif Konja, 47
vjeç është punonjësi i policisë së
Burgut të Rrogozhinës dhe dyshohet
të jetë furnitori i të arrestuarit të
fundit të operacionit "Pastiçieri".
Agjentët e antidrogës kapën në flagrancë
një 39-vjeçar, ndërsa tre të
tjerë u kapën pak net më parë gjatë
operacionit me të njëjtin emër. Në
mesnatën mes së premtes dhe të
shtunës u bë arrestimi në flagrancë
i Besnik Tarkos nga Gradishta e
Lushnjës dhe me banim prej
shumë vitesh në qytetin e Durrësit.
Babai i dy fëmijëve u kap me një sasi
prej 16 gramësh lëndë narkotike te
pallati i sportit "Ramazan Njala" në
Durrës. Ai ishte në kërkim të klientelës
së zakonshme kur u kap me
mallin në xhep nga policia. Burimet
zyrtare të policisë thanë se ndaj tij
është ngritur akuza për prodhim
dhe shitje të lëndëve narkotike,
ndërkohë që arrestimi u bë në vijim
të plan-operacionit të sektorit
kundër narkotikëve të koduar
"Pastiçieri". Në bashkëpunim me të
tjerë, Tarko ishte pjesë e shpërndarjes
së narkotikëve kundrejt fitimit.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka
zbardhur rrjetin dhe ka treguar emrin
e personit që i jepte drogën për
ta shitur. Mbi bazën e këtij informacioni
Arif Konja është vënë nën
prangat e kolegëve të tij për llogari
të hetimit që ka nisur në Durrës në
lidhje me rrjetin e shpërndarësve të
lëndëve narkotike. Shpërndarësit e
goditur gjatë operacionit tregtonin
heroinë në lagje të ndryshme të qytetit
bregdetar, ndërsa klientët e
tyre ishin kryesisht të rinj dhe bur-
ra të moshave të mesme. Vitet e fundit
numri i atyre që konsumojnë
lëndë narkotike në Durrës ka ardhur
gjithnjë në rritje. Sipas burimeve
policore, para se të kapeshin të
katërt shpërndarësit kanë qenë për
një periudhë relativisht të gjatë nën
vëzhgim deri në momentin e kapjes
në flagrancë. Gjatë operacionit
"Pastiçieri" të zhvilluar këtë javë në
Durrës u sekuestrua një sasi prej
afro 100 gramë heroinë në cilësinë
e provës materiale, si dhe u arrestuan
katër shpërndarës e një furnizues
droge, ndërsa vazhdojnë hetimet
për të zbuluar të tjerë emra,
që mendohet se janë të përfshirë
në rrjetin e narkotrafikut të
brendshëm në qytetin-port

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›