E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet krutani me 11 kile marijuanë

 

TIRANE - Bllokohen në Tiranë 11 kg marijuanë, arrestohet 30-vjeçari Shefqet Murati nga fshati Nojë i Krujës. Gjatë kontrollit në banesë policia i gjen një pistoletë, një automatik me disa krehra dhe një arkë me fishekë. Ndalimi është kryer mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00, nga njësia operacionale dhe oficerët e antidrogës. Këta të fundit kishin më tepër se dy javë që mbanin në vëzhgim dhe ndiqnin të riun. Për të kryer arrestimin në flagrancë të tij, efektivëve të policisë iu është dashur të kryejnë një kombinacion duke infiltruar një bashkëpunëtor të tyre në blerjen e marijuanës. Arrestimi i Muratit është realizuar mbrëmjen e të premtes, kur efektivët e antidrogës dhe të njësisë operacionale kanë ndërhyrë në afërsi të dispanserisë në rrugën “Ferit Xhajko”, duke bllokuar Muratin. Ai udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen” të bardhë, ku edhe ishte fshehur marijuana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›