E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

 

TIRANE - Një i plagosur dhe një i arrestuar është bilanci i një përplasjeje mes dy personave në një lokal gjatë mbrëmjes së të premtes në rrugën “4 Dëshmorët”. Shpëtim Marku, 33 vjeç banues në Tiranë, ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në bark pas një grindjeje me Arjan Alldervishin, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Ngjarja sipas burimeve të policisë ka ndodhur rreth orës 23:30, kur të dy personat ndodheshin në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët”. Sipas burimeve të policisë, konflikti ka qenë i çastit në lokal mes dy personave, të cilët janë grindur për shkaqe banale. Sipas policisë, fillimisht sherri ka qenë me grushte kur Marku ka qëlluar Alldervishin. Më pas ky është kundërpërgjigjur, duke e goditur me thikë në bark Shpëtim Markun. Policia ndaloi të dy personat dhe dërgoi me urgjencë në spital për mjekim Shpëtim Markun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›