Pranga shqiptarit, përdhunoi nënë e bijë në Athinë

27/02/2005 I kishte kërcënuar me kaçavidë 2 greket, një 35 vjeçe dhe tjetra 12
Përdhunon nënë e bijë me shtetësi greke, arrestohet nga policia helene pas tre muaj e gjysmë hetime. Një punëtor ndërtimi shqiptar, i cili prej vitesh banonte dhe punonte në shtetin grek, është prangosur tre ditë më parë nga policia e këtij vendi, pasi ndaj tij Prokuroria e Athinës kishte ngritur dy akuza, ku të dëmtuara ishin dy banore të kryeqytetit helen, nënë e bijë, përkatësisht 35 dhe 12 vjeç. Por emrat e të dëmtuarave nuk janë bërë të ditur për arsye etike. Lajmi është publikuar dje në mediat greke, ku citohej emri i shqiptarit të arrestuar mrëmjen e të enjtes, Petrit Antemi 28 vjeç. Në mediat greke është shkruar se 28-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve dhe se akuzohej për kryerje të marrdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dhe ndaj të miturave si dhe për të tjera vepra penale të cilat nuk janë bërë të ditura.
Ngjarja
Nga mediat helene mësohet se ngjarja në fjalë për të cilën akuzohet Antemi ka ndodhur më datë 8 nëntor të vitit të kaluar, në lagjen Galatasi të Athinës. Në këtë lagje banonin edhe dy viktimat e dhunimit seksual të Antemit. Ai ka qenë duke punuar në ndërtesën ku banonin të dëmtuarat. Sipas dëshmisë që ato kanë dhënë para hetuesve, 28-vjeçari shqiptar pasi ka vërejtur se përreth nuk është ndodhur njeri tjetër i ka kërcënuar nënë e bijë me anë të një kaçavide që mbante në duar. Të ndodhura në një situatë të tillë dhe nën presionin e kaçavidës dhe fjalëve të Antemit dy greket duket se i janë dhënë. Menjëherë pas kryerjes së aktit seksual me të dyja, si me gruan greke 35-vjeçare ashtu edhe me të bijën 12-vjeçare dhe pas kërcënimeve të tjera që u ka bërë, punëtori shqiptar është larguar, ndoshta pa e ditur se një ditë epshi i tij do të bëhej shkak për arrestimin. Por duket se nënë e bijë nuk e kanë pranuar dot dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe kanë denoncuar në polici.
Hetimi
Policia dhe Prokuroria e Ahtinës, pasi kanë marë në dorë dëshminë e dy të dëmtuarave dhe kanë kryer ekspertimet mjeko-ligjore përkatëse kanë konkluduar se ato ishin dhunuar seksualisht. Gjithashtu është bërë e mundur të sigurohen sekrecioneve të shqiptarit, të cilat i janë ushtruar analizës së ADN-së. në bazë të përshkrimeve që kishin kryer të dëmtuarat gjatë dhënies së dëshmisë, hetuesit helenë kanë mundur të identifikojnë të dyshuarin Petrit Antemi. Më pas ata kanë siguruar të marrin inde të tij të cilat sërish i janë nënshtruar analizës së ADN-së, e cila ka përkuar të jetë e njëjtë me atë në vendngjarje. Pas sigurimit të kësaj prove, Prokuroria e Athinës ka lëshuar mandatin e arrestit që policia e ka ekzekutuar mbrëmjen e të enjtes së kësaj jave. Në mediat greke është shkruar se ndaj Antimet ekzistonte një tjetër urdhër arresti, pasi akuzohet për krime të tjera të cilat priten të provohen.