Letrat e miqve: Brown abuzim seksual me fëmijët e mitur
Gjykata e Tiranës administroi dje në procesin gjyqësor letrat dhe e-mailet, që miqtë e tij anglezë i kishin dërguar të akuzuarit për pedofili David Brown, ish-kreu i fondacionit bamirës "Fëmijët e tij".
Fatos Mahmutaj
Në mesazhet e shkëmbyera mes Brown dhe miqve të tij vihet re reagimi i ashpër i tyre ndaj "babait" të jetimores, që financonin dhe mosmiratimi i veprimeve abuzive, që ai kryente me fëmijët. Në një letër të datës 20 shtator 2002 të dërguar nga Alan Crowder, sekretar dhe arkëtar i fondacionit, i shkruan David Brown duke i kërkuar t'i heqë emrin nga lista e punonjësve të fondacionit. Në një mesazh të gjatë të shkruar me pika ai nis: "Po ju shkruaj për të hequr dorë nga "Fëmijët e tij" në Shqipëri. Do të më pëlqente nëse hiqni emrin tim nga kjo sa më parë që të jetë e mundur. Arsyet e mia janë të thjeshta, Juve nuk po kujdeseni siç duhet për fëmijët". Duke renditur njëra pas tjetrës argumentet e veta Crowder pohon se: "Ju nuk po i mbroni ata nga abuzimi seksual dhe fizik dhe po i referohem Edit. Ju e keni mbipopulluar shtëpinë në këtë masë, saqë nuk ka krevate dhe mjete për t'i bërë ballë. Ju nuk doni dhe nuk keni bërë përpjekje për të respektuar ligjet në Shqipëri ku jetoni". Ndërsa duke parashikuar rrezikun se Brown dhe miqtë e tij anglezë që udhëtonin shpesh në Shqipëri, me pretekstin për të kontribuar në financimin fondacionit, mund të përfundonin në qeli, Crowder shkruan: "Ju dhe të gjithë njerëzit rrezikoni të paditeni për shkak të mosrespektimit të ligjit. Juve nuk po u jepni llogari njerëzve të cilët ju mbështesin dhe kjo më përfshin edhe mua. Nuk po i vendosni llogaritë në rregull dhe kjo është një nga gjërat për të cilat unë kam folur me ju. Më e rëndësishmja është se ju nuk keni të drejtë me të gjithë fëmijët që keni marrë, sepse ata nuk janë atje sipas ligjit dhe si të tillë nuk janë të mbrojtur me ligj, ju duhet të kishit regjistruar shtëpinë dhe të aplikonit për fëmijët, gjë që juve nuk e keni bërë dhe unë ua thashë që në tetorin e kaluar". Më tej, duke qenë i ndërgjegjshëm për ato që ndodhnin me fëmijët brenda mureve të fondacionit, që hiqej si bamirës Crowder përfundon duke thënë se: "Kështu që më vjen keq që unë heq dorë, por nuk dua që emri im të lidhet me njerëz me sjellje të papërgjegjshme...". Ndërsa Kathy Smith anëtare e bordit të fondacionit "Fëmijët e tij" i shkruan David Brown se: "...Një baba sigurohet që fëmijët do të jenë nën kujdes kur ai largohet. Juve nuk e bëtë këtë, kështu çfarë lloj babai jeni ju? Ose kujdesu për fëmijët ose dërgoji në një vend ku kushtohet kujdes. Mos i vër në rrezik jetët e tyre. Perëndia më ka thënë që të largohem nga bijtë e mosbindjes dhe të largohem nga djalli dhe të ndjek drejtësinë. Sepse në këtë ditë unë po tërhiqem nga bordi i "Fëmijëve të tij". Por mesazhi më shokues në këtë ngjarje do të ishte ai i dërguar për 7-vjeçarin G.B. nga i akuzuari si maniak, skocezi Robin Arnold, i cili po gjykohet në një tjetër proces paralel. Në mesazhin elektronik të dërguar për fëmijën të miturin në datën 7 tetor 2004 nga Arnold nga adresa e tij e postës elektronike në adresën e David Brown shkruante: "...është koha për të të thënë përsëri dhe përsëri që unë të dua ty, unë të dua ty G., unë të dua, unë të dua. E kupton? Unë të dua...". po dje gjatë seancës gjyqësore në ngarkim të Brown, gjykata pyeti si dëshmitare një vajzë 16-vjeçare, ish-banore e fondacionit. Ajo ishte thirrur në proces nga pala mbrojtëse. Gjatë dëshmisë së vet vajza pohoi se Brown nuk kishte abuzuar me fëmijët e fondacionit. Duke mbrojtur të pandehurin, që akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale dhe veprime të turpshme me dy të mitur, vajza pohoi se ai sillej me të gjithë fëmijët e fondacionit si një baba i vërtetë. Po kështu vajza mbrojti edhe dy pedofilët e tjerë, Dino Christodoulou dhe Robin James Anold. Sipas saj, e vetmja gjë që nuk shkonte në fondacion ishte një moment kur Dino kishte qëlluar me shpullë një nga fëmijët që nuk sillej mirë. Seanca tjetër e procesit pritet të zhvillohet në muajin shtator kur do të vazhdojë administrimi dhe shqyrtimi i provave të mbrojtjes.