E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me 15 doza heroinë, arrestohet


ELBASAN- Një 35- vjeçar është arrestuar dje në Elbasan pasi gjatë një kontrolli të antidrogës të ushtruar në banesën e tij u zbuluan doza heroine dhe disa rrënjë kanabis të mbjella në saksi mbi tarracë. Ndërhyrja e policisë është regjistruar gjatë orëve të vona të natës në lagjen "Beqir Dardha". Agjentët antidrogë, pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për shpërndarje droge kanë zhvilluar një kontroll të menjëhershëm të banesës së shtetasit Gëzim Maloku duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 doza të dyshuara si lëndë narkotike heroinë gati për shitje. Po kështu nga ky kontroll agjentët janë befasuar me faktin se në tarracën e shtëpisë, në gjashtë saksi, rriteshin gjashtë bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi rreth një metër. Edhe këto bimë janë bllokuar si provë e veprimtarisë së jashtëligjshme të 35- vjeçarit. Gëzim Maloku do të përgjigjet tashmë për veprën penale prodhim e shitje të narkotikëve por edhe kultivim duke e rënduar situatën e tij penale. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›