Kapet me automatik, arrestohet
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për armëmbajtje pa leje. Ervin Pula , 28-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zhulat të Komunës Cepo Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër me një armë zjarri tip kallashnikov së bashku me karikatorin me 12 fishekë.
Sipas policisë së Gjirokastrës, në momentin e kapjes në flagrance, Pula ishte duke biseduar me një shtetas tjetër, Mehmet Haxhi, 27 vjeç, lindur në fshatin Zhulat dhe banues në Lazarat, I cili u vu në pranga për moskallëzim krimi.
Policia ka sekuestruar armën automatike tip Kallashnikov, një karikator dhe 12 fishekë model 56, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.