E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosen me armë, hetohen të lirë dy vëllezër

Durrës

Dy vëllezër kapen nga policia për një krim të ndodhur dy javë më parë në zonën e plazhit dhe prokuroria vendos hetimin e tyre në gjendje të lirë. Geri dhe Ali B., përkatësisht 21 dhe 24 vjeç nga lagjja nr. 2 e qytetit bregdetar, u kapën nga policia, ndërsa ishin futur në listën e personave të kërkuar në datën 16 të këtij muaji. Dy vëllezërit, sipas deklarimit zyrtar të Policisë së Durrësit, dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur në lagjen 13, në lokalin “Laguna” të plazhit të madh, ku në orën 20.30 të datës 15 korrik. mbeti i plagosur një shtetas 40-vjeçar nga Maqedonia dhe me banim në Tiranë. G.A. u plagos rëndë me armë zjarri të tipit pistoletë dhe ngjarja u klasifikua si një vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe nga konsultimi me Prokurorinë e Rrethit Durrës, u vendos që hetimi i tyre të kryhet në gjendje të lirë dhe ndaj tyre po verifikohen akuzat për tentativë të vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›