E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me drogë, në pranga një 52-vjeçar

Kapshticë

Kapet 19 kg kanabis sativa, pranga një 52-vjeçari nga Pogradeci. Ka qenë operacioni i koduar “Valixhja e Kuqe” që ka vënë në pranga 52-vjeçarin Eftim Ziko, i cili sipas burimeve policore ishte person i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Autori është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Operacioni është finalizuar rreth orës 06:30 pas ndjekjes së 52-vjeçarit pogradecar nga agjentët e antidrogës. Policia kufitare dhe antidroga kanë pritur derisa personi të afrohej në kufi dhe ndërsa kryente procedurat në sportel, i kanë zbuluar në automjet lëndën narkotike. Policia ka bërë të ditur se Eftim Ziko e kishte fshehur lëndën narkotike në një valixhe me ngjyrë të kuqe. Droga ishte e ndarë në 9 pako dhe ishte futur në valixhe. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se droga kishte si destinacion qytetin e Selanikut.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›