E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me gjysmë kg heroinë 23-vjeçari

 

ELBASAN – Arrestohet me gjysmë kile heroinë 23-vjeçari. Ermal Karaj, 23 vjeç, banor i qytetit të Elbasanit u prangos ditën e djeshme me sasinë e konsiderueshme lënde narkotike të shtrenjtë. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, Karaj ishte në ndjekje prej agjentëve të antidrogës, për shkak se i riu ishte kontingjent në fushën e narkotikëve. Fillimisht, Karajt i është ushtruar një kontroll fizik, ku me vetë iu gjet në një qese, një sasi prej 40 gramë lëndë e dyshuar si heroinë. Policia i ka vënë prangat në flagrancë të riut, duke e shoqëruar për në komisariatin e Elbasanit. Në banesën e tij është ushtruar më pas një kontroll i imtësisht, ku sipas burimeve zyrtare pohohet se janë gjetur e bllokuar dhe rreth 460 gramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit heroinë. Veç saj u gjetën dhe 200 gramë marihuanë. I arrestuari pritet të merret në pyetje nga një grup i përbërë dhe nga prokurorë, për të mësuar në lidhje me furnizuesit e tij me drogën e shtrenjtë. Dyshohet se i riu Karaj kryente rolin e shpërndarësit të drogës në qytet, prandaj ishte pikasur dhe nga agjentët. Ai ishte shoqëruar disa herë më parë, por sasia e madhe e drogës së bllokuar ka bërë që policia të dyshojë për një rrjet shpërndarësish dhe furnizuesish të saj në qytetin e Elbasanit.                    a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›