E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti falenderon italinë për mbështetjen në energjetikë

 

Fabiola Çela

Shqipëria është një potencial i madh për investime në fushën e energjetikës. Kështu është shprehur ministri i METE-s Dritan Prifti gjatë konferencës për Energjitë e Rinovueshme, e cila u zhvillua në zyrat e Komisionit Evropian. Gjatë fjalës së tij ministri Prifti ka falënderuar Italinë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Shqipërisë në sektorin energjetik. Gjatë fjalës së tij Prifti deklaroi se mbi 90% e energjisë së prodhuar në Shqipëri sigurohet nga burimet ujore, si energji e rinovueshme. Gjatë kësaj konference ministri i Energjetikës i ka ofruar komisionerëve mundësi për investime në burime të pastra energjetike në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë dhënë 200 licenca për zhvillimin me koncesion të hidrocentraleve të vegjël dhe të mesëm. Aktualisht po punohet për përmirësimin e linjave të interkonjeksionit me vendet e tjera. Sipas ministrit Prifti, për vitin e ardhshëm synohet që të rriten kapacitetet prodhuese, duke trefishuar investimet aktuale në mënyrë që të përballohen objektivat ndaj ngrohjes globale. Kjo teme sipas ministrit do të jetë në qendër të konferencës së dhjetorit në Kopenhagen, duke krijuar kështu edhe pavarësinë nga rrezikshmëria klimatike. Kjo konferencë u organizua nga Komisioneri për Energjinë, Piebalgs dhe Komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikat e Fqinjësisë Ferrero-Waldner. Në të morën pjesë shumë ministra nga vendet e Mesdheut, BE-së dhe Gjirit Persik. Tema kryesore e kësaj konference ishte mbi Energjinë, si një faktor bashkëpunimi për prodhimin e energjisë së pastër si edhe kërkimit dhe teknologjive dhe iniciativat e ndryshme në këto fusha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›