E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me granatë 29-vjeçari

 

TIRANE - Kapet me granatë dhe thikë në xhep, ishte nisur për të marrë hak për vëllain e plagosur. Bilbil Kortoçi, 29 vjeç, nga Kamza, është arrrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë në Laprakë, ndërsa po lëvizte me një granatë dore dhe një thikë të cilën e mbante në xhep. Burimet e policisë pohojnë se dyshohet se ai ishte nisur për të marrë hak për vëllain Fatos Kortoçin e plagosur disa orë më parë pas një konflikti banal në rrugën "Gjergj Legisi". I vëllai, Fatos Kortoçi, sipas burimeve të policisë kishte mbetur i plagosur pas një konflikti mes tij dhe Lin Lekës, 39 vjeç, në rrugën "Gjergj Legisi", në ambientet e jashtme të lokalit "Daja". Gjatë konfliktit, Leka, dyshohet se ka qëlluar me sende të forta në kokë Kortoçin. Ai ka marrë plagë të rënda dhe më pas është dërguar për mjekim në spitalin ushtarak në kryeqytet, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.                                          d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›