E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia shkakton dëme

 

SHKODER - Shirat e rëna gjatë mbrëmjes së të premtes kanë rrezuar një pjesë të murit të kanalit të Shtodrit. Ujërat e rrëmbyeshëm përveç murit kanë gërryer edhe asfaltin e rrugës që lidh Postribën me fshatin e Mes-Myselimit, duke shkaktuar dhe bllokimin e rrugës për orë me radhë. Eshtë dashur ndërhyrja e menjëhershme e shtabit të emergjencave të komunës Postribë, i cili ka nisur punën për kthimin në normalitet të këtij aksi rrugor mjaft të rëndësishëm për banorët e komunës së Postribës. Përveç këtij dëmi material, që sipas kryetarit të komunës, Faz Shabaj është rreth 2 milionë lekë, stuhia ka rrëzuar plotësisht murin e një shkolle në fshatin e Kullajve, duke rrezikuar një banesë ngjitur me shkollën. Mësohet se kjo komune ka njoftuar menjëherë komisionin e emergjencave ne prefekturë për të marrë masat për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet.                                        r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›