E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e aktorit, arrestohet shoferi

Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar 20-vjeçarin Xhuliano Islami për aksidentin që çoi në vdekjen e aktorit të Teatrit të Korçës, Perika Gjezi. 20-vjeçari është vënë në pranga nga ana e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi me mjetin e tij “Land Rover” me targa KO3281B është përplasur me mjetin që drejtohej nga ana e viktimës. Aksidenti që ndodhi në rrugën e Voskopojës, në afërsi të fshatit Gjonomadh çoi në vdekjen e aktorit 61-vjeçar, Perika Gjezi. Policia tha se shkak ka qenë humbja e kontrollit në drejtimin e mjetit nga ana e viktimës që ka qenë në zbritje nga fshati turistik, por për faktin se aksidenti ka shkaktuar një viktimë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit tjetër që shkonte drejt Lekasit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›