Kapet me klientin, pranga prostitutës
Arrestohet për prostitucion 20-vjeçarja. Vajza nga Shkodra dhe me banim në Kavajë, e paarsimuar e ka gjetur prostituimin si të vetmen mënyrë për të siguruar jetesën e saj. Manjola D., 20 vjeçe, është kapur teksa ushtronte prostitucion në zonën e Shkozetit, pranë vendit të njohur nga durrsakët me emrin "Pesëlekëshi". E reja u kap në flagrancë, ndërsa po kryente marrëdhënie kundrejt pagesës prej 2500 lekësh me shtetasin M. S. Ndaj saj nisën hetimet për veprën penale të prostitucionit, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. Në ambientet e policisë, vajza mësohet të ketë deklaruar se është detyruar nga kushtet e jetesës për të zgjedhur këtë rrugë dhe fituar para për nevojat e saj. Ky është fati i shumë grave dhe vajzave për të siguruar mjetet e nevojshme financiare dhe mbajtur veten në kushtet e një krize që ka thelluar nivelin e papunësisë dhe varfërisë në vend.