Përdhunohen e sëmura mendore dhe e mitura
Një 39-vjeçare me probleme mendore ka rënë pre e dhunës seksuale të një bashkëfshatari të saj, i cili është arrestuar dje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kohës që e dëmtuara, e cila pohohet prej policisë se është e papërgjegjshme, ka qenë qindra metra larg shtëpisë në fshatin Kallm të rrethit të Fierit. Nga policia mësohet se i riu e ka parë atë në arat e fshatit dhe duke përdorur dhunën ka mundur të kryejë marrëdhënie seksuale. Gjithçka është treguar nga e përdhunuara, ndërkohë që mjeku ligjor ka vërtetuar krimin.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, uniformat blu të Policisë së Fierit kanë arrestuar në banesën e tij në fshatin Kallm të Komunës Mbrostar 23-vjeçarin Dorjan Driza. Akuza që ka çuar në pranga të riun Driza, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, është "marrëdhënie seksuale me dhunë me persona të paaftë për t‘u mbrojtur", parashikuar nga neni 103 i Kodit Penal. Zyrtarisht, Policia e Fierit ka pohuar se arrestimi i të riut ka ndodhur disa orë pasi ai kishte kryer krimin seksual.
Burimet policore pohojnë për "Shqip" se në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, pranë Komisariatit të Policisë në Fier, të afërmit e viktimës kanë denoncuar përdhunimin e saj. Prindërit e 39-vjeçares H. Seferi kanë kërkuar fillimisht ndihmën e inspektorit të zonës dhe më pas kanë depozituar denoncimin. Ata kanë treguar versionin e ngjarjes për grupin e hetimit, duke sqaruar se vajza e tyre është e sëmurë mendore dhe e paaftë për të mbrojtur veten.
Pas kësaj deklarate, grupi i hetimit ka marrë të gjithë deklarimin e prindërve të së përdhunuarës, si edhe vetë këtë të fundit. Prindërit kanë deklaruar gjithashtu se përdhunimi i vajzës ka ndodhur kur ajo ishte larguar për afro 1 orë nga shtëpia. "Ishim duke e kërkuar dhe kur shkuam në ara e gjetëm në mes të një parcele me misër. Ishte e dëshpëruar dhe e kishte të vështirë të fliste. Qante dhe griste rrobat e saj. Pas këmbënguljes sonë ajo tregoi gjithçka i kishte ndodhur", kanë treguar në polici prindërit e E. Seferit.
Edhe pse në gjendje të rëndë mendore, e përdhunuara ka pohuar gjithçka që u ka thënë prindërve edhe përpara policëve, të cilët thirrën në ndihmë edhe një psikologe. Prokurori i çështjes ka vendosur që ta çojë 39-vjeçaren për ekspertizë mjeko-ligjore dhe mjeku ligjor ka përpiluar në raportin e shoqërimit gjithçka që kishte konstatuar.
Mësohet se në raportin mjeko-ligjor, përveç aktit seksual është shënuar edhe konstatimi i shenjave të dhunës. Pas denoncimit dhe aktit të ekspertizës, prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhrin e arrestit për autorin e dyshuar të krimit. Ai është gjetur në shtëpinë e tij, pasi nuk e kishte menduar se do të denoncohej nga viktima e tij. Burimet policore pohojnë gjithashtu për "Shqip", se në mjediset e komisariatit 23-vjeçari fillimisht e ka mohuar akuzën, por më pas e ka pranuar atë, duke dashur të përfitojë një dënim të butë.
Ndërkohë, mësohet se e dëmtuara po mbahet nën kujdesin e mjekëve, të cilët thonë se ngjarja e rëndë që i ndodhi e ka rënduar edhe më tej shëndetin mendor. Të afërmit e saj pohojnë se vajza ka refuzuar ushqimin dhe gjatë gjithë ditës së djeshme nuk ka dashur të komunikojë me askënd.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur një vit më parë në fshatin Rrapëz të rrethit të Lushnjës, ku një burrë 73-vjeçar përdhunoi fqinjën e vet të mitur, që ishte e sëmurë mendore.
Durrës
Krimi, në shtëpinë e vëllait të dhunuesit
Përdhunon të miturën,
arrestohet 25-vjeçari
E merr për një vizitë dhe e përdhunon në shtëpinë e të vëllait. Një 25-vjeçar me origjinë nga Dibra dhe banim në Shkozet të Durrësit është arrestuar në flagrancë pas kallëzimit penal për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me një të mitur. Burime zyrtare të Policisë së Durrësit bënë të ditur se në orën 22.00 të së enjtes u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Cemenja, 25 vjeç, pasi paraditen e kësaj dite, në Komisariatin e Policisë Durrës ndaj tij është bërë kallëzim penal se në mbrëmjen e datës 12 gusht ka përdhunuar 16-vjeçaren L. C. me banim në rrethin e Krujës. Përdhunimi është kryer në një banesë në lagjen numër 14, në zonën e Shkozetit në Durrës, që rezulton të jetë shtëpia e të vëllait. Burimet thanë se po punohet për sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa hetimet e mëtejshme do të drejtohen nga Prokuroria e Durrësit.