Strategji "me lekë" për të moshuarit
Të moshuarit në 12 qarqet e vendit pritet që të përfitojnë nga një strategji e re e hartuar për ta nga ana e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ndryshimi nga strategjitë e tjera të mbetura në letër është se kjo e fundit ka edhe një buxhet të sajin për çdo shërbim të ri që pritet të përfitojë mosha e tretë. Kjo strategji, vetëm dy javë më parë ka marrë edhe miratimin e qeverisë. Ana Xheka, drejtoresha e Politikave të Shanseve të Barabarta, shpjegon detyrat e ministrive të linjës, për zbatimin e kësaj strategjie.
"Ministria e Shëndetësisë ngarkohet me shtimin e listës së shërbimit dhe kujdesit shëndetësor e shtimin e listës së barnave të rimbursueshme. Ministria e Punës ngarkohet me detyrimin e përmirësimit të shërbimeve sociale, pushteti vendor me rritjen e aksesit të tyre me vendimmarrjen e lokalitetit, ku ata jetojnë, si edhe me marrjen e masave të nevojshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punës për të rritur aksesin e shërbimeve sociale e kështu me radhë", shpjegon Ana Xheka. Sipas saj, kjo strategji ka një buxhet të sajin dhe çdo ministri do të marrë fondet që i takojnë, për çdo shërbim që do të ofrojë për të moshuarit. "Është një strategji e kompletuar dhe nga pikëpamja e buxhetimit, se deri tani nëse strategjitë e kohëve të mëparshme kanë qenë të shkruara bukur, por i ka munguar buxheti dhe realisht kanë pasur shumë probleme në implementim, kjo është e buxhetuar dhe u thotë të gjitha institucioneve që do ta marrin për zbatim, se për të kryer këtë apo atë masë në funksion të realizimit të këtij objektivi, duhet planifikuar në buxhetin e tyre x lekë që do garantojë dhe implementimin me sukses", tha Xheka. Strategjia ka një plan veprimi, nga viti 2009 deri më 2013-ën.