Tentoi të vriste të shoqen, plagos me thikë të bijën
Rreth orës 03.45 të një dite më parë, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten Aleksandra, 46 vjeçe. Duke parë situatën e rënduar mes dy prindërve, në mbrojtje të së ëmës ka dalë vajza e Sotiraqit, Kristina 15-vjeçare, e cila ka ndërhyrë ndërmjet tyre dhe për pasojë ka mbetur e plagosur. Dhuna e të atit nuk e ka kursyer të miturën dhe e ka acaruar më tej konfliktin e dhunshëm në familje. Britmat nga dhuna që ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit kanë tronditur të gjithë fqinjët përreth, ndërsa gruaja dhe dy vajzat përpiqeshin të mbroheshin.
Policia është njoftuar për sherrin dhe ka ndërhyrë duke shmangur zhvillime të tjera kriminale brenda familjes. Shërbimet e policisë kanë dërguar në spitalin rajonal të qytetit nënë e bijë, Aleksandra dhe Kristina Kurila, të cilat kanë pasur plagë të goditjeve me thikë, si dhe dëmtime nga grushtet e shqelmat. Burimet spitalore sqaruan se ato vazhdojnë të marrin ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit në shtëpi është dëmtuar në kokë me mjet të fortë edhe Sotiraqi, të cilit gjithashtu i është dhënë ndihma në spital. Më 11 gusht, për shkak të dhunës së ushtruar nga Sotiraqi ndaj bashkëshortes së tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes, që i jepte Aleksandrës të drejtën për të jetuar me dy vajzat në shtëpinë e tyre, pasi shtetasi Sotiraq Kurila në vazhdimësi ushtronte dhunë në familje.
Shërbimet e policisë në po të njëjtën ditë ekzekutuan vendimin e gjykatës, duke ia bërë me dije këtë 52-vjeçarit Kurila, i cili nuk e ka mirëpritur. Urdhri i Mbrojtjes e detyron atë të mos i afrohet së shoqes, por kjo nuk ka ndodhur. Rreth orës 03.30 të natës ai ka shkuar në banesën e tij dhe me kërcënime e veprime të dhunshme ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten, duke thyer kështu edhe vendimin e Gjykatës së Durrësit.
Ndaj tij rëndojnë tri vepra penale, për të cilat do të përballet me gjyqësorin: ajo e vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, e shkeljes së vendimit të gjykatës dhe e keqtrajtimit të të miturve, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 22, 320 dhe 124/b të Kodit Penal.
Në polici raportohen raste të shumta të dhunës në familje. Pothuajse çdo ditë një deri në tri gra denoncojnë bashkëshortët a të afërm të tjerë për ushtrim dhune ndaj tyre. Në këto raste kërkohet një vendim nga gjykata për urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes, por që në të shumtën e rasteve deklarohet si i paefektshëm. Madje, sipas disa viktimave të dhunës në familje, denoncimet dhe urdhrat e gjykatës i kanë bërë edhe më agresivë ndaj tyre dhunuesit, duke i detyruar dhe të tërheqin denoncimet e të mos kenë besim më në të kërkuarin e ndihmës te këto autoritete.
Gjykata
Për gruan kishte urdhër mbrojtjeje
Më 11 gusht, për shkak të dhunës së ushtruar nga Sotiraq Kurila ndaj bashkëshortes së tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes, që i jepte Aleksandrës të drejtën për të jetuar me dy vajzat në shtëpinë e tyre. Shërbimet e policisë, në po të njëjtën ditë, ekzekutuan vendimin e gjykatës. Urdhri i mbrojtjes e detyronte 52-vjeçarin që të mos i afrohej së shoqes, por kjo nuk ka ndodhur.