Kapet me pistoletë në qendër të Kamzës
Një 19-vjeçar është arrestuar dje në mesditë, duke shkuar për Krujë, pasi me vete i është kapur një pistoletë. Edison Neziri, u arrestua nga forcat e policisë së Kamzës, ndërkohë që dyshohet se ai e mbante armën me vete për të kryer ndonjë veprim kriminal. Burimet policore bënë të ditur se rreth orës 13:30, në rrugën Tiranë-Krujë, në qendër të Kamzës, gjatë një kontrolli është kapur 19-vjeçari Neziri, të cilit i është gjetur arma e tipit “Zastava”. Menjëherë është bërë shoqërimi i tij për në ambientet e Komisariatit nr.5, ku është marrë në pyetje në lidhje me pistoletën, por nuk ka pranuar të deklarojë asgjë. Policia ka dyshime të forta se i riu nga Zall Herri, i cili është kontingjent, e mbante armën me vete për të kryer ndonjë veprim kriminal.
#