Ish-këshilltari i DASH, vlerësim për trafikimin
Trafikimi ka qenë një problem shumë serioz, por qeveria ka hartuar një program gjithëpërfshirës për të asistuar viktimat e trafikut, për të parandaluar trafikun dhe për ta hetuar atë. Kështu ka deklaruar i ftuari në konferencë, David Phillips, ish-këshilltar i DASH, aktualisht drejtor i Programit të Parandalimit të Konfliktit dhe Vendosjes së Paqes në Universitetin e Uashingtonit, i cili paraqiti një raport ku vlerësoi angazhimet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe në kuadër të plotësimit të standardeve ndërkombëtare në këtë drejti. “Duke njohur progresin e Shqipërisë jam i bindur se BE do të lejojë lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë dhe qeveria e SHBA do të vendosë Shqipërinë në kategorinë më të lartë të vendeve që luftojnë trafikimin”, deklaroi ndër të tjera Z. David Phillips. Në konferencë mbajtën fjalë përshëndetëse ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera dhe zv. ministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi.
#