E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me pistoletë pa leje, pranga një 42-vjeçari

Lezhë

Kapet me një pistoletë TT pa leje, ndalohet një 42-vjeçar nga Lezha. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, Elona Nika, bëri të ditur se dje, rreth orës 13:15, është bërë arrestimi në flagrancë i Ludovik Ujkës, banues në fshatin Tale të Lezhës. I njëjti burim saktëson se arrestimi i 42-vjeçarit është bërë pasi gjatë një kontrolli rutinë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, Ludovik Ujkës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë TT, të cilën e mbante pa leje. Mësohet se 42-vjeçari udhëtonte si pasagjer në një fuoristradë me targë Tirane, që drejtohej nga 27-vjeçari me inicialet L.S., banues në fshatin Balldre të Rrethit të Lezhës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Lezhës për veprime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›