Plagosin 37-vjeçarin, një në pranga dhe katër në kërkim
Elbasan
Një ish i dënuar është prangosur për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që katër shokët e tij janë shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur se është ndaluar 53-vjeçari Arif Gjuzi, nga fshati Përparim, i dënuar më parë për plagosje. Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor: Altin Gjuzi, 30 vjeç, Ferdinand Tabaku, 31 vjeç, Klodian Gjuzi dhe Imer Manahasa, 25 vjeç, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Sipas burimeve policore, arrestimi i Gjuzit dhe shpallja në kërkim e katër shokëve të tij, u bë pasi rreth orës 17:30 të së dielës, në fshatin Pajovë të Peqinit, në një konflikt për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta 37-vjeçarin A.Manahasa, lindur e banues në Peqin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
#