E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Qafë-Botë vlonjatja e larguar nga shtëpia prej dy muajsh

Sarandë Vajza nuk ka dhënë shpjegime për “zhdukjen” e saj

Një 18-vjeçare e denoncuar si e zhdukur nga familja e saj në Vlorë, ndalohet në pikën kufitare të Qafë-Botës. Burime nga policia kufitare e Sarandës thanë se vajza e re, me inicialet F.Z., ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pas denoncimit të bërë nga familja e saj në datën 20 maj të këtij viti.

Denoncimi i familjarëve ka mjaftuar që ajo të përfshihet në listën e të kërkuarve të policisë, duke u konsideruar e zhdukur. Por enigma e fatit të saj është zgjidhur në Qafë-Botë, pas dy muaj e gjysmë kërkimi. Shërbimet policore të kësaj pike kalimi kufitare kanë bërë identifikimin e saj me listën e personave në kërkim dhe është kapur në tentativën për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin tokësor me Greqinë. Burimet policore bënë të ditur për policinë se vajza nuk ka dhënë shpjegime për “zhdukjen” e saj prej 70-ditësh, ndërkohë që mësohet se nga Qafë-Bota është shoqëruar për t’u akomoduar në qendrën rehabilituese të viktimave të trafikimit, “Vatra”, në Vlorë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›