E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i emigrantëve, kontrolle për kapjen e të kërkuarve

Kuliçaj: Do të intensifikohen shërbimet policore në të gjithë vendin

Mbajtja nën kontroll dhe menaxhimi i situatës në luftën ndaj krimit në përgjithësi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, me prurje të madhe emigrantësh, në radhët e të cilëve përfshihen edhe shumë elementë kriminalë, ishin në qendër të takimit të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Agron Kuliçaj, me zëvendësdrejtorët e policive në qarqe. Gjatë këtij takimi, Kuliçaj vuri theksin te përballimi dhe ndjekja në mënyrë dinamike e situatës kriminale, si dhe intensifikimi i shërbimeve policore nga ana e strukturave të policisë në të gjithë vendin. Kuliçaj nënvizoi se “me synimin për parandalimin e krimit në përgjithësi, veçanërisht të krimeve ndaj personit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan masash dhe ka planifikuar një sërë kontrollesh në qarqe nga një grup pune i ngritur posaçërisht për përballimin e kësaj situate”. Po ashtu, zëvendësdrejtori Kuliçaj siguroi se “lufta kundër trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe hetimi i aseteve kriminale, për të cilat do të vijojnë kontrollet e vazhdueshme në çdo qark të vendit, janë në qendër të punës së Policisë së Shtetit”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›