Kapet në Rinas vrasësi i dënuar me 15 vjet burg
Një i kërkuar për vrasje është arrestur në Rinas, pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet burg. Romeo Koçi është emir i personit të arrestuar, i cili ka zbritur dje në Rinas nga një avion që kthehej nga Londra. Sipas të dhënave policore, pasditen e djeshme, ai është paraqitur në terminalin e aeroportit "Nënë Tereza" me emrin e rremë Rasim Dervishaj, në mesin e një gruipi prej rreth 60 shqiptarësh të depërtuar nga policia angleze. Në pasaportën me emrin e lartpëmendur ai kishe vendosur foton e tij dhe me të ka enetuar të kalojë kufirin. Por, policia ka dyshuar në vërtetësinë e kësaj pasaporte, duke bërë shoqërimin e të dyshuarit, që më pas ka rezultuar se është Romeo Koçi, 39 vjeç, i dënuar në mungesë për vrasje. Në këto rrethana, është realizuar arrestimi i 39-vjeçarit, lindur në një fshat të Vlorës dhe banues në Tiranë. Krimi, për të cilin akuzohet ka ndodhur disa vite më parë në kryeqytet. Ai ka qenë edhe në listat e Interpol prej disa vitesh.