Greku falsifikon kontratën e qirasë të shtëpisë
27/02/2009 Ndiqet penalisht nga policia
TIRANË- Policia ndjek penalisht një grek që kishte falsifikuar kontratën e dhënies me qira të shtëpisë. Burimet policore thanë se specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë dërguar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë materiale hetimore në ngarkim të shtetasit grek I. L., pasi dyshohet se ka falsifikuar kontratën e dhënies me qera të banesës, duke e paraqitur të falsifikuar pranë Drejtorisë së Taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Ende nuk është i qartë shkaku i falsifikimit, teksa burimet policore thanë se gjithçka ishte kryer për të përfituar ulje taksash.