Kapet në flagrancë zyrtari i komunës, kërkoi para për dhënin e lejes
Policia arreston Lekë Markun, inxhinier në zyrën Urbanistike
SHKODËR – Një tjetër skandal është regjistruar në komunën e Velipojës, pas një sërë abuzimesh të tjera me pronat, të ndodhura gjatë viteve të fundit në zonën në veri të vendit. Një inxhinier topograf, i punësuar në Departamentin e Urbanistikës së kësaj komune është prangosur në kushtet e flagrancës duke marrë ryshfet. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20.00 u bë arrestimi i shtetasit Lek Marku, lindur dhe banues në Velipojë. Sipas burimeve policore, arrestimi i 36-vjeçarit u bë pasi ky shtetas, në vendin e quajtur “Hotel Europa”, në qendër të qytetit të Shkodrës, u kap duke i marrë një shtetasi 25 000 lekë, si shpërblim për t’i dhënë leje për të ushtruar aktivitet sezonal në plazhin e Velipojës. Burimet në grupin hetimor bëjnë të ditur se prej disa kohësh kishte informacione se eksperti i zyrës së Urbanistikës abuzonte gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas tyre, mendohet se 36-vjeçari, me detyrë inxhinier në departamentin e Urbanistikës, pranë komunës bregdetare, ishte mbajtur nën përgjim. Pikërisht, mbrëmjen e së hënës, teksa po merrte ryshfetin që i kishte kërkuar një personi që planifikonte për të hapur një plazh privat buzë detit, ai është ndodhur përballë agjentëve të Krimit Ekonomik. Policia bëri arrestimin e menjëhershëm të tij, ndërkohë që ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti tip Mitsubish me targa A X 831 Ç, një shumë prej 500 000 lekësh të reja si dhe 200 euro. “Materialet në ngarkim të shtetasit Lek Marku iu kaluan Prokurorisë së rrethit për veprën penale të ”Korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike”.
Ky rast abuzimi vjen pas një sërë skandalesh të denoncuara dhe zbuluara nga prokuroria në zonën e Velipojës. Gjatë vitit 2006 u arrestua Dedë Kaçi, me detyrë kryetar komune. Po ashtu, u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë në këtë komunë, dhe në strukturat e Qarkut të Shkodrës. Në pranga përfundoi edhe Marash Bori, ish-kryetarit të Komisionit të Ndarjes së Tokës për fshatin Velipojë-Sektor si dhe kryetari i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Andu Gurashi. Velipoja, duke qenë një nga destinacionet më të bukura turistike në të gjithë vendin, ka rënë pre e abuzimeve të zyrtarëve të saj gjatë 4 viteve të fundit.
Lek Marku
Inxhinier në Departamentin e Urbanistikës në komunën e Velipojës
Marash Bori (Gjoni)
Ish-kryetarit të Komisionit të Ndarjes së Tokës për fshatin Velipojë-Sektor
Dedë Kaçi
Kryetar komune në Velipojë të rrethit të Shkodrës
Andi Gurashi
Kryetar i Komisionit të Kthimit dhe kompensimit të Pronave
KRRT-ja e Vlorës, “ok” fshatit turistik në Kakome
VLORË – Marrin fund dilemat, duke i hapur rrugë ndërtimit të fshatit turistik në Kakome të rrethit të Vlorës. KRRT-ja e Qarkut miratoi zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit të fshatit turistik të Kakomesë, në zonën turistike Lukovë – Kakome, sëbashku me 13 vendime të tjera që përfshijnë projekte për zhvillimin e zonës së Jugut. Kjo leje, që ishte miratuar nga KRRT-ja e Qarkut dhe KRRTRSH në vitin 2004, ka si investitor shoqërinë "Riviera shpk" dhe "Tour Operator", kompaninë franceze "Club Mediterrane". Afati kohor i kësaj lejeje ishte deri në datën 23.6.2004, por punimet u ndërprenë për shkak të problemeve gjyqësore mes investitorit dhe pronarëve të tokës. Pak kohë më parë investitori i këtij projekti, për ti dhënë fund konflikteve me banorët, i ftoj ata për të qenë aksioner në këtë projekt, duke i njohur si pronarë të trojeve ku pritet të ndërtohet kompleksi turistik.
Hakmarrja, qëllon me plumb në qafë 40-vjeçarin
KORÇË - Një 40 vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri në qafë nga një i moshuar për motive hakmarrje. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Korçës bëjnë të ditur se është qëlluar me armë shtetasi Rimi Mankollari. I lënduari ndodhej në lokal në qytetin e Korçës kur pranë tij është afruar shtetasi Nexhip Beqari, 60-vjeç. Ai i ka drejtuar armën për ta vrarë, por një plumb i ka kapur qafën, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas të shtënës me armë menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policore të Korçës të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes. Ndërkohë i plagosuri nga Maliqi është dërguar në spital duke i dhënë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve mësohet se i plagosuri Rimi Mankollari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. I arrestuari Nexhip Beqari, 60-vjeç, është shoqëruar në komisarit ku është marrë në pyetje për motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka tronditur qytetarët korçarë. Nga të dhënat e para mësohet se gjithçka ka ndodhur për motive hakmarrje, megjithatë prokuroria e rrethit është duke zbardhur të gjithë situatën.
2 Korrik 2008