E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangat dy personave, dhanë me telefon në polici informacion të rremë



Tiranë – Uniformat blu kryen arrestimi në flagrancë të dy shtetasve për njoftim të rremë. Sipas burimeve, seksioni i Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit vuri në pranga Bujar Hysën, 52 vjeç, lindur dhe banues në Shijak dhe Jak Rucajn, 48 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohen se kanë bërë një njoftim të rremë në strukturat policore, me motivacionin se në ambientet e një banesë ndodhej dhe fshihej lëndë narkotike. Akuzat që bie mbi ta janë ato të “njoftimit të rremë në organet e rendit”, “përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore”, “mbajtjes pa leje të municioneve luftarake” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim. Të arrestuarit kanë goditur me mjete të forta për motive të dobëta Elvin Bakallin dhe Valbona Karatin, përkatësisht banues në Tiranë. Po ashtu, të sipërcituarit dyshohet se kanë përvetësuar titull të detyrës shtetërore duke prekur lirinë e të drejtat e personave të tretë, duke u paraqitur si punonjës policie, për mbajtje të municioneve luftarake pa leje. Pas një kontroll të ushtruar ju gjetën 10 copë fishekë model 54, ndërsa materialet hetimore të përpiluara për ta i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›