Kultivoi Cannabis në dhomën e gjumit, prangoset 52-vjeçari
Policia e Gjirokastrës zbulon një rast të veçantë të rritjes së bimës narkotike
GJIROKASTËR – I frikësuar nga kontrolli i policisë, një fshatar në zonën e Lunxhërisë ka gjetur një mënyrë origjinale për të kultivuar në mënyrë të fshehtë lëndën narkotike. Pa marrë parasysh rrezikun që mund të ketë ai dhe pjesëtarët e familjes së tij, ka mbjellë disa rrënjë Cannabis sativa nëpër vazo dhe i ka mbajtur në dhomën e gjumit. Por e gjithë kjo sakrificë ka dështuar, pasi ai është zbuluar nga policia. Një fakt i tillë është konfirmuar nga burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Sipas zëdhënësit të Policisë, Gentian Mullai, në fshatin Erind të komunës së Luxhnërisë, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, me dhjetëra forca policie kanë vijuar operacionin anti-Cannabis të koduar me emrin “Asgjësimi”.
Cannabis në dhomën e gjumit
Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Erind, Brenda një banese, janë gjetur 52 rrënjë narkotike, të cilat dyshohet se janë Cannabis Sativa. Mullai pohon se ato u gjetën në banesën e shtetasit Njazi Rizo Bushi, lindur dhe banues në Erind. 55-vjeçari i kishte i kishte mbjellë bimët nëpër kubikë dhe vazo të mëdha lulesh. Për të mos rënë në sytë e fshatarëve apo inspektorëve të zonës, ai i kishte vendosur ato në dhomën e gjumit të banesës së tij. Nga të dhënat e para të grupit të hetimit, bëhet e ditur se ai i nxirrte vazot në diell gjatë ditës dhe më pas kur fillonte mbrëmja i fuste sërish në shtëpi ato. Të njëjtën gjë ka bërë që nga fillimi deri në momentin që u zbulua aktiviteti i tij nga forcat e rendit. “Këto bimë varionin nga 50 centimetra deri në 120 centimetra të larta”, - thotë zëdhënësi i Policisë. Mullai pohon se kultivuesi i lëndëve narkotike është arrestuar nga policia. Ndaj shtetasit Njazi Bushi kanë nisur hetimet, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Po ashtu, raportohet se edhe një person tjetër, banor në fshatin Erind është prangosur nga policia. Sipas burime zyrtare, disa metra larg banesës së 55-vjeçarit Bushi, pikërisht në tokën në pronësi të shtetasit Gyso Çaçi, lindur në vitin 1943, janë evidentuar 83 rrënjë, bimë të dyshuara si Cannabis sativa, të cilat varionin nga 30 centimetra deri në 100 centimetra të larta. Edhe 65-vjeçari Çaçi ka përfunduar në komisariatin e policisë dhe do të hetohet për të njëjtën akuzë që rëndon edhe ndaj fqinjit të tij.
Operacioni “Asgjësimi”
Prej disa ditësh forcat e Policisë së komisariateve të Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës kanë ndërmarrë një sërë aksionesh kundër kultivuesve të lëndëve narkotike në këtë Qark. Gjatë ditës së djeshme kanë kryer disa operacione në fshatra të ndryshme të Gjirokastrës. Sipas zëdhënësit Gentian Mullai, gjatë paradites së marte u evidentuan 19 parcela të mbjella më bimë të dyshuara si Cannabis sativa, ku 15 ishin bahçe të shtëpive të braktisura dhe 4 ishin hapur rishtas për të kultivuar këtë bimë.
Nga këqyrja dhe numërimi që iu bë këtyre parcelave rezultoi se ishin gjithsej 4278 rrënjë bimë të dyshuara si Cannabis sativa. Deri në orën 14 të ditës së djeshme numri i parcelave të kultivuara arriti në 23. Sipas burimeve policore, gjatë operacioneve të forcave të policisë, u asgjësuan gjithsej 5080 rrënjë bimë të dyshuara si Cannabis sativa. Por, me gjithë numrin e madh të parcelave që ishin të kultivuara me bimën e ndaluar, vetëm 2 persona kanë rënë në pranga. Megjithëse ligji parashikon sanksione edhe për kryepleqtë dhe kryetarët e komunave, asnjëri prej tyre nuk është marrë në pyetje nga policia për këto raste.
Box 1
Shkatërrohen 160 rrënjë Cannabis në fshatrat e Shkodrës
SHKODËR – Të paktën 164 rrënjë Cannabis janë asgjësuar nga forcat e rendit në fshatrat e thella të Shkodrës, por nuk është arrestuar asnjë person, pasi policia pretendon se tokat e kultivuara nuk kanë pronarë. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve të bëra në fshatin Bene të komunës së Shllakut dhe në komunën e Temalit janë gjetur disa parcela, ku ishte kultivuar Cannabis sativa. Sipas tyre, janë asgjësuar 164 rrënjë lëndë narkotike. Burimet policore bëjnë të ditur se nuk ka asnjë person të arrestuar. Sipas tyre, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave, që kanë kultivuar këto parcela”.
Box 2
Arrestohet, iu gjetën 450 gramë Cannabis në shtëpi
VLORË – Një aksion i befasishëm i policisë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatrat e thella të Vlorës ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçari, pasi në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike. Burime zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se ditën e djeshme, rreth orës 02.30, në fshatin Vllahinë, nga ana e efektivave të Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve është arrestuar në flagrancë shtetasi Gjoni Çelaj, lindur dhe banues në fshatin Kocul. Ndalimi i 27-vjeçarit Çelaj u bë për arsye se këtij shtetasi i janë kapur dy pako të mbështjella, të cilat përmbanin një lëndë, e dyshuar si Cannabis sativa, me një peshë prej 450 gramësh.
Arrestohet emigranti, iu gjet në makinë 5.5 kg heroinë
ATHINË - Policia e Athinës ka arrestuar një emigrant shqiptar që po transportonte me mjetin e tij një sasi prej 5.5 kilogramë heroine, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Burimet zyrtare të vendit fqinjë bëjnë të ditur se gjatë një operacioni të organizuar nga Zyra e Antidrogës së Athinës është bërë i mundur arrestimi i një 36-vjeçari me shtetësi shqiptare. Gjatë kontrolleve të ushtruara, forcat speciale ndaluan për kontroll një automjet të dyshimtë në lagjen Hajdari, para se të hynte në Athinë. Fillimisht policia ka dyshuar se në një kuti Brenda makinës tip “Nissan” me targa greke kishte diçka të çuditshme dhe ata e kanë marrë në polici. Më pas, përmes një sharre është hapur llamarina e kofonos speciale, ku janë gjetur disa pako me drogë. Materiali që u gjet, saktësisht 5.5 kg, pas analizave që u bënë në laboratorin e kriminalistikës rezultoi të jete heroinë e pastër, me destinacion kryeqytetin helen. Menjëherë kanë filluar hetimet e antidrogës për të gjetur bashkëpunëtorët e emigrantit shqiptar, i cili kishte kaluar kufirin e Kakavijës dje në mëngjes. Policia nuk ka dhënë identitetin e 36-vjeçarit të arrestuar, por ai thuhet se është nga Vlora. Sipas policisë greke, ai është një emigrant me dokumente të rregullta dhe punon në Athinë prej vitesh, me profesion gomist. Pas arrestimit, 36-vjeçari është dërguar në Prokurori, ku i është dhënë edhe masa e burgimit pa afat deri në përfundim të hetimeve. Pak ditë më parë në Kakavijë policia ndaloi një trafikant shqiptar, pasi kishte fshehur në makinë një sasi marujuane dhe kokainë me peshë totale 4.3 kilogram. Ai po tentonte për ta trafikuar në Greqi, por është zbuluar dhe më pas është prangosur nga forcat policore kufitare shqiptare.
Aksidentet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Lushnjë dhe Librazhd
Edhe gjatë ditës së djeshme janë regjistruar aksidente të përgjakshme në rrugët e vendit tonë, ku raportohet për të paktën 1 person të vdekur dhe 4 të plagosur. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dy ngjarje të rënda ndodhën në rrethet e Lushnjës dhe Librazhdit. Në orët e para të mëngjesit të ditës marte në fshatin Pluk të rrethit të Lushnjës humbi jetën një 27-vjeçar, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur në këtë aksident. Burimet zyrtare të policisë vendore thanë se "viktima e aksidentit, 27-vjeçari Alfred Shahini, banues në fshatin Gradisht të Lushnjës, drejtonte mjetin e tij tip benz me targa M 043907, kur doli nga rruga për shkak të shpejtësisë". Të njëjtat burime thanë se në mjetin e tij udhëtonin si pasagjerë dhe dy bashkëfshatarë të viktimës dhe 29-vjeçarja M. Troka nga fshati Bishan i rrethit Vlorë, të cilët morën plagë të lehta.
Po dje, gjatë orëve të para të mëngjesit, një fëmijë 6 vjeçar mbeti i dëmtuar rëndë pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Librazhd- Pogradec, teksa ishte duke ecur buzë rrugës. Burime nga policia bënë të ditur se "fëmija 6-vjeçar, Lavdërim Tufa u përplas në rrugën pranë fshatit Hotolisht, nga mjeti tip "Land Rover" me targa TR 5871 F, i drejtuar nga shtetasi Halil Dervishi". Sipas policisë, 6-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe më pas në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku nga informacionet ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se drejtuesi i mjetit Dervishi, 44 vjeç, lindur e banues në Pogradec u ndalua nga policia për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
Box
Korrenti i merr jetën bojaxhiut 18-vjeçar
DURRËS - Një i ri nga Durrësi që po lyente banesën e bashkëqytetarit të tij humbi jetën të martën paradite, pasi ra në kontakt me një kabëll elektrik. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë të ditur "Rifat Bërdëllima, banues në Lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, humbi jetën rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, teksa po punonte në shtëpinë e bashkëqytetarit të tij G. T. në Lagjen nr.17 të Durrësit". Sipas burimeve trupi i pajetë i 18-vjeçarit u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Burimet policore bëjnë të ditur se vdekja e tij u shkaktua aksidentalisht nga kontakti me rrymën elektrike.
2 Korrik 2008