Kapet në kufi i kërkuari për përdhunim të miturish
Një i ri nga Gramshi, i akuzuar për përdhunim, është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Bledjon Zeneli mbi të cilin rëndon akuza e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur tentoi largimin ilegal në Greqi për t’i shpëtuar prangosjes, por është kapur nga pala greke dhe është kthyer si deportiv nga vendkalimi kufitar. Burimet e policisë kanë thënë se 21-vjecari ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Elbasanit ku mësohet se ka përdhunuar një minorene. Ai u kap gjatë kontrollit të policisë kufitare sapo ka mbërritur në pikën doganore në kufirin me shtetin grek. Pas marrjes në pyetje policia ka identifikuar 21-vjeçarin që kërkohej nga policia e Elbasanit, edhe pse ai ishte paraqitur me identitet të rremë. Nga verifikimet e policisë ka dalë se 21-vjeçari vetëm pak ditë më parë kishte kaluar ilegalisht kufirin tokësor në Rrethin e Devollit për të shkuar si emigrant klandestin në Greqi.
#