E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, 14 vjet burg për babanë përdhunues

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 14 vjet burg Ramadan Isufajn, i akuzuar për përdhunimin e vajzës. Një seancë më parë, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 17 vjet burg. Sipas akuzës, dosja i referohet pikërisht kallëzimit të bërë në polici në muajin shkurt 2008 nga vajza e të arrestuarit, e cila akuzoi babanë e saj për dhunën seksuale disavjeçare. Për shkak se abuzimet kishin vazhduar edhe pasi vajza kaloi moshën 14 vjeçe, prokuroria pasi ka gjetur prova e dëshmi për këtë fakt, ka ngritur akuzën e dytë ndaj Ramadan Isufajt, për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë më shumë se një herë me të mitura nga 14-18 vjeçe". Sipas vendimit të djeshëm, nga dëshmitë rrëqethëse të vajzës, por edhe nga të afërmit e tjerë, si dhe nga hetimi gjyqësor, nxirret përfundimi se vajza e të arrestuarit kishte tentuar disa herë të kryente vetëvrasje, për shkak të veprimeve të turpshme të babait të saj. Duke u bazuar në seancat gjyqësore, gjykata vendosi dënimin e babait monstër me 14 vjet heqje lirie, tre më pak nga sa kishte kërkuar prokurori. Ndërkohë, Isufaj kishte deklaruar në seancat gjyqësore se nuk e ka përdhunuar asnjëherë vajzën. Sipas tij, historia është sajuar nga bashkëshortja.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›