E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shpërndarësit me pesë doza heroinë

Prangoset në flagrancë një shpërndarës droge. Një 24-vjeçar nga Korça është kapur në kushtet e flagrancës, duke shpërndarë lëndë narkotike. Burime të policisë lokale kanë bërë të ditur se nga seksioni i krimeve kundër narkotikëve pranë Drejtorisë së Policisë Korçë është arrestuar 24-vjeçari Emiljano Mecollari, banor i qytetit të Korçës. Autori është kapur në një lagje të qytetit, pas disa ditë survejimi nga agjentët e antidrogës. Nga kontrolli që iu bë, policia arriti të gjejë pesë doza heroinë të bëra gati për shpërndarje. Sipas Policisë së Korçës, 24-vjeçari Mecollari u kap në lagjen 4 të qytetit dhe është arrestuar rreth orës 12.30, ndërsa do të shiste 5 dozat e përgatitura me dy gramë secila. Kanë qenë informacionet në rrugë operative që kanë bërë të mundur kapjen e 24-vjeçarit që mësohet se kishte qenë në ndjekje prej disa ditësh, deri në momentin kur ka dalë në një nga rrugicat me sasinë e lëndës narkotike të llojit heroinë që e kishte në xhep. Ndaj Mecollarit është ngritur akuza për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›