Kapet në port kosovari, donte të kalonte kufirin me letra false

Durrës, 1 Shtator, NOA Me një pasaportë kosovare në emër të tij dhe një leje qëndrimi belge, e cila dyshohet të jetë tërësisht e falsifikuar, ka qenë mënyra me të cilën një kosovar kishte menduar tua hidhte forcave të policisë së Portit të Durrësit, për ta kaluar atë në mënyrë ilegale.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se bëhet fjalë pët 42-vjeçarin Gëzim Sylaj, i lindur në Staradran të Istogut në Kosovë.
Mësohet se arrestimi i tij u bë i mundur në orët e vona dje në portin e Durrësit, pasi është kapur në flagrancë nga policia kufitare se ka tentuar të kalojë kufirin për në Itali me dokumenta false.
Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave të mësipërme, ndërsa materialet për veprën penale të Falsifikimit të dokumentave iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA